Mancini: Ka vetëm një mënyrë për të fituar

Futboll

Mancini: Ka vetëm një mënyrë për të fituar

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 18:40
Roberto Mancini

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka shpjeguar para sfidës me Armeninë se rezultatet pozitive mund të arrihen vetëm në një mënyrë.

"Ne nuk donim të fitonim duke spekuluar, por duke kërkuar të kontrollonim lojën. Edhe duke rrezikuar, dhe lojtarët e kanë kuptuar menjëherë këtë", ka thënë Mancini.

"Kjo është mënyra e vetme, nuk ka të tjera. Kundër Portugalisë, që nuk është një skuadër çfarëdo, kemi dominuar në Milano. Mund të kishim fituar me lehtësi".

"Është e vërtetë se Ronaldo nuk luante, por ishte i vetmi që mungonte. Ky është mentaliteti ynë, më pas ndodh edhe që të humbësh në futboll".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat