Rrahmani: Kemi kohë për t’i eliminuar gabimet

Futboll

Rrahmani: Kemi kohë për t’i eliminuar gabimet

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 22:04
Amir Rrahmani

Kosova është mposhtur nga Anglia në ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

“Dardanët” humbën nga “Tre Luanët”, me rezultat të thellë 0-4.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka thënë se rezultati nuk është i drejtë pasi kanë luajtur me mirë se mysafirët.

Rrahmani: Rezultati nuk është i drejtë me atë që kemi treguar në fushë

“Të them të drejtën ky rezultat për këtë ndeshje nuk ishte i drejtë sepse kemi bërë lojë më të mirë se Anglia, rezultati nuk është i drejtë me atë që kemi treguar në fushë. Harry Kane nuk është futbollistë që bën shumë lëvizje, por jam mundu me ndalu sa më shumë, në golin e dytë kishte fat nga devijimi që u bë në shtyllë e parë, kështu që janë disa aspekte në të cilat thjeshtë nuk mundesh me reagu”, deklaroi ai.

Ndërkohë Rrahmani beson që do të arrijnë t’i eliminojmë këto gabime dhe të arrijnë të kualifikohen përmes Ligës së Kombeve.

Rrahmani: Duhet të përgatitemi për ndeshjen ndaj Maqedonisë

“Normalisht është mundësia jonë e vetme kështu që kemi kohë të përgatitemi dhe të bëjmë gabime sa më pak ose mundemi edhe ti eliminojmë krejt”, përfundoi ai.

Kosova në grupin A renditët në vendin e tretë me 11 pikë, katër me pak se Çekia që është në vendin e dytë dhe Anglia mbetet lider me 21 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat