Aliti: Kam besim të plotë që do të kualifikohemi në Evropian

Futboll

Aliti: Kam besim të plotë që do të kualifikohemi në Evropian

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 22:21
Fidan Aliti

Kosova ka pësuar humbjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” nga Anglia.

“Dardanët”, u mposhtën nga “Tre Luanët” me rezultat të thellë 0-4 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Qendërmbrojtësi Fidan Aliti tha se kanë luajtur mirë, por nga minuta e 80-të kanë pësuar disa gola që nuk duhej të pësonin.

Aliti: Kemi luajtur mirë dhe nga minuta e 80-të kemi pësuar disa gola që nuk duhej

“Jo vetëm në mbrojtje, por tërë ekipi çdo pozicion i tyre është top, kanë top lojtarë edhe e kemi ditë edhe para ndeshjes që ka më qenë shumë e vështirë, por besoj që katër gola janë shumë për këtë lojë se kemi luajtur mirë besoj dhe nga minuta e 80-të kemi pësuar disa gola që nuk ka pasur nevojë”, u shpreh Aliti.

Njëkohësisht tha se shpresa për kualifikim nuk ka marrë fund, pasi beson që mund ta mposhtin Maqedoninë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Aliti: Kam plotësisht besim që do të shkojmë në Evropian

“Normalisht nëse nuk besojmë aty nuk kemi çka të flasim dhe nuk kemi nevojë të shkojmë në Maqedoni. Unë kam plotësisht besim që do të shkojmë në Evropian”, përfundoi ai.

Kosova e përmbylli kualifikimet për Euro 2020 në vendin e tretë në tabelë me 11 pikë, katër me pak se Çekia që renditët në vendin e dytë, ndërsa lider është Anglia me 21 pikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat