Ndeshja miqësore mes Argjentinës dhe Uruguait e cila përfundoi 2:2 ka dhuruar skena mjaft interesante.
Edinson Cavani dyshohet se pyeti Lionel Messin nëse dëshiron të përleshet gjatë kësaj ndeshje.
Sipas gazetës argjentinase Ole, Cavani ishte parë në kamera duke i kërkuar përleshje Messit gjatë ndeshjes.
Dhe Messi nuk hezitoi t’i përgjigjej menjëherë.
Ole pretendon se Messi iu përgjigj Cavanit me fjalët ‘kur të duash’.