Shaqiri befason me deklaratën e fundit për Jurgen Klopp

Futboll

Shaqiri befason me deklaratën e fundit për Jurgen Klopp

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 10:53
XHerdan SHaqiri dhe Jurgen Klopp

Xherdan Shaqiri tash e një kohë nuk është duke gjetur hapësirë tek skuadra e Liverpoolit.

Madje, mediet e shumta angleze kanë raportuar se Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli gjatë merkatos verore.

Mirëpo në një intervistë për Blick, futbollisti nga  Gjilani, ka pohuar se ka shumë raporte të mira me trajnerin gjerman, Jurgen Klopp.

“E kam një marrëdhënie shumë të mirë me të. Ai na e bën punën tonë shumë më argëtuese. Jam i lumtur. Jam relativisht afër të jem në ekipin e parë të Liverpoolit, në fakt jam shumë afër”, ka thënë Shaqiri.

Xherdan Shaqiri, kohët e fundit nuk është përfshirë as në skuadrën kombëtare të Zvicrës nga trajneri Vladimir Petkovic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat