Kjo është e ardhmja e Pep Guardiolas

Futboll

Kjo është e ardhmja e Pep Guardiolas

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 16:27
Pep Guardiola

Trajneri i Machester City, Pep Guardiola, kohët e fundit është lidhur me një rikthim të mundshëm në Bayern Munich, pas largimit të Niko Kovac.

Javën e kaluar, agjenti i Guardiola, Josep Maria Orobitg kishte lënë derën e hapur për një rikthim të mundshëm në Mynih për spanjollin duke thënë se asgjë nuk është e sigurt në futboll.

Tani, për Bild +, Orobitg ka mohuar të gjitha thashethemet që lidhin Guardiola me një rikthim të mundshëm në Bayern, ku ai ishte trajner nga 2013 deri në vitin 2016.

“Pep është i kënaqur dhe shumë i lumtur në Manchester. Kontrata e tij zgjat deri në qershor të vitit 2021. Unë nuk kam folur me askënd në Gjermani për të. Pep ka kujtime të lumtura në Bayern dhe ka ende miq atje. Por ai nuk ka treguar në asnjë moment interes për t’u rikthyer në Gjermani si trajner”, tha agjenti i Guariolas.

“Guardiola gjithmonë i përmbush kontratat e tij. Unë i hedh poshtë të gjitha thashethemet”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat