“Jo më shumë se 10 minuta jashtë, është -20 gradë!”, United frikësohet në kuadër të transfertës!

Futboll

“Jo më shumë se 10 minuta jashtë, është -20 gradë!”, United frikësohet në kuadër të transfertës!

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 16:36
Manchester United

Manchester United do të luajë në ndeshjen e radhës në Europa League në transfertë ndaj Astanës, në Kazakistan.

Kur na ndajnë edhe diçka më shumë se një javë nga ndeshja, parashikohet që temperaturat të jenë mjaft të ulëta dhe paralajmërimet e para për “Djajtë e Kuq” kanë ardhur.

Siç shkruajnë mediat angleze, drejtuesit e Manchesterit janë vënë në dijeni që nuk duhet të qëndrojnë për më shumë se dhjetë minuta jashtë, pasi temperaturat janë -20 gradë. Kujtojmë që ndeshja do të luhet në një stadium krejtësisht të mbyllur, i cili ka një kapacitet prej 30 mijë vendesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat