Kosova U19 nuk arrin të kualifikohet në “Elite Round” 

Futboll

Kosova U19 nuk arrin të kualifikohet në “Elite Round” 

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 17:16
Kosova U19 nuk arrin të kualifikohet në “Elite Round” 

Kombëtarja e Kosovës U-19 nuk ka arritur të kualifikohet në “Elite Round” për Evropianin 2020. Dardanët e rinj të drejtuar nga Ramiz Krasniqi në ndeshjen e tretë dhe vendimtare të fazës së parë kualifikuese kanë pësuar humbje nga nikoqiri i kësaj faze, Uellsi, me rezultat 2:0.

Kësisoj, Kosova U19 e mbylli këtë fazë kualifikuese me vetëm një pikë, ngase në ndeshjen e parë kishte barazuar me Rusinë, 1:1, derisa në ndeshjen e dytë pësoi humbje të thellë nga Polonia, 4:1.

Në ndeshjen e sotme Dardanët e rinj zhvilluan lojë të mirë, por pësuan gol në minutën e fundit të pjesës së parë, kur Pinchard shënoi me gjuajtje të fortë nga brendësia e zonës.

Në minutën e 70-të Blendi Morina pati mundësi shumë të mirë për të barazuar shifrat, por shtylla pingule ia mohoi golin. Ndërkohë, në minutën e 76-të për vendasit u akordua penallti. Gjuajtjen e N. Williams nga pika e bardhë fillimisht e priti portieri Petrit Terziu, por jo edhe gjuajtjen e tij të dytë. Kualifikimin tutje nga ky grup e siguruan Uellsi dhe Rusia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat