Ja se si Reali do të provojë të transferojë Mbappen

Futboll

Ja se si Reali do të provojë të transferojë Mbappen

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 17:21
Mbappe dhe Perez

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ka bërë gati planin për të transferuar sulmuesin e PSG-së Kylian Mbappe.

Perez do të provojë të rikthejë në klub yllin e Juventusit Cristiano Ronaldo dhe pastaj t’ia ofroj PSG-së në këmbim të francezit.

Ronaldo nuk po kalon formë të mirë te “Zonja e Vjetër” dhe nëse sivjet nuk arrin ta fitojë Ligën e Kampionëve, atëherë do të shitet në verën e ardhshme.

Derisa nga ana tjetër, 20-vjeçari ka pranuar se dëshiron që të luaj për “Los Blancos”.

Gjithashtu nëna e tij para disa orëve ka konfirmuar se Mbappe nuk do të nënshkruajë kontratën e re me klubin francez dhe pritet të largohet në verën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat