Haaland zbulon të ardhmen, ndjek skuadrën e njohur në rrjetet sociale

Futboll

Haaland zbulon të ardhmen, ndjek skuadrën e njohur në rrjetet sociale

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 20:12
Erling Haaland

Sulmuesi Erling Haaland është lojtari më i kërkuar në merkaton e janarit. Ai ka çmendur Europën me paraqitjet e tij me skuadrën e Red Bull Salzburgut. 19-vjeçari shënon rregullisht në kampionat, por golat nuk i kanë munguar as në Champions League. 

Manchester United po kërkon me ngulm norvegjezin, madje janë gati të bëjnë çmenduri për të. 19-vjeçari duket se është i joshur nga ideja e kalimit në Premier League për të veshur fanellën e "Djajve të Kuq". 

Tifozët anglezë kanë kaluar në delir, pasi i riu ka filluar të ndjekë faqen zyrtare të Manchester United në Twitter, por dhe sulmuesin Marcus Rashford. Një sinjal i tillë ka mjaftuar për të ngritur pluhur dhe hipoteza në ajër për merkaton. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat