Mourinho e nis aventurën me një derbi të shtunën

Futboll

Mourinho e nis aventurën me një derbi të shtunën

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 09:06
Jose Mourinho

Jose Mourinho është emëruar menaxher i ri i Tottenhamit duke zëvendësuar Mauricio Pochettinon i cili u shkarkua të martën.

Ish strategu i Chelseat dhe Manchester United, Mourinho ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2022-2023, ka njoftuar klubi londinez.

Tekniku portugez do ta merr skuadrën në pozitën e 14-të në Premierligë dhe pa fitore në pesë ndeshjet e fundit.

Mourinho qysh në ndeshjen e parë do të startojë me një derbi londinez.

‘Gjelat’ do të luajnë si mysafir i West Ham ditën e shtunë me fillim nga ora 13:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat