Kane i uron fat Pochettinos pas shkarkimit nga Tottenahm - Bota Sot
Kane i uron fat Pochettinos pas shkarkimit nga Tottenahm

Futboll

Kane i uron fat Pochettinos pas shkarkimit nga Tottenahm

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 10:07
Mauricio Pochettino

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane ka thënë fjalë të mira për ish-trajnerin Mauricio Pochettino.

Pochettino u shkarkua dje pas pesë viteve që kaloi në Spurs për shkak të rezultateve të dobëta dhe kjo gjë ka befasuar të gjithë.

Anglezi e ka falënderuar teknikun argjentinas që i kanë ndihmuar për të arritur ëndrrat.

“Do të jem falënderues për gjithmonë që me ndihmove të arrij ëndrrat. Kishim momente të mira në pesë vitet e fundit që nuk do t’i harrojë asnjëherë. Ishte trajneri dhe shoku im dhe të falënderoj për këtë lidhje. Suksese në sfidën e radhës”, deklaroi ai.

Në krye të Tottenhamit u emërua ish-trajneri i Manchester United, Jose Mourinho.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat