Shqipëria gjithmonë ka besuar tek ai

Futboll

Shqipëria gjithmonë ka besuar tek ai

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 11:12
Shqipëria gjithmonë ka besuar tek ai

Marash Kumbulla është duke bërë një sezon të shkëlqyer me Veronën, në Serinë A. Mbrojtësi i Kombëtares, ka rënë në sytë e shumë klubeve italiane dhe është venë në qendër të vëmendjes.

Agjenti i tij, Xhiani Vitali, ka folur “Radio Sportiva”, mbi Kumbullën dhe interesin që ka shfaqur Juventusi dhe Kombëtarja.

Momenti i lojtarit? “Juriç ishte në gjendje t’i jepte një shans Kumbullës, dhe ai u përgatit mirë të jetë pjesë e Veronës. Kjo i jep atij një mundësi për të qenë pjesë e skuadrës pavarësisht moshës së re, për të realizuar një ëndërr”.

Kombëtarja? “Kombëtarja shqiptare ka qenë ajo që e ka thirrur gjithmonë, për shumë vite madje edhe te të rinjtë, ku ka dalë në dritë. Shqipëria gjithmonë ka besuar tek ai ndërsa Italia ka bërë zgjedhje të tjera”.

Merkato? “Unë nuk e mohoj se është në sytë e kaq shumë skuadrave, është normale dhe kjo ngjall interes. Sigurisht të të ndjekë Juventusi, të bëhet qejfi, por për momentin nuk ka asnjë kontakt. Ai është i përqendruar te Verona, kështu që në janar nuk do të lëvizë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë verës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat