Ancelotti: Mund të pranoj një gabim

Futboll

Ancelotti: Mund të pranoj një gabim

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 11:23
Ancelotti

Në një takim informues mes arbitrave, trajnerëve dhe kapitenëve të skuadrave të kampionatit italian, ka qenë i pranishëm edhe tekniku i Napolit, Carlo Ancelotti, që ka ngritur shqetësimet e tij ndaj dizenjatorit të arbitrave, Rizzoli.

Ky i fundit ka pranuar se arbitri Giacomelli ka gabuar në ndeshjen Napoli-Atalanta, duke mos shkuar të shohë në VAR episodin e minutave të fundit mes Kjaer dhe Llorentes, që ishte penallti e qartë, ndërsa më pas erdhi momenti i Ancelottit.

“Është shumë e rëndësishme të dimë se kush i arbitron ndeshjet, VAR-i, apo arbitri në fushë. Unë shoh që arbitra me eksperiencë si Rocci apo Orsato, arbitrojnë vetë dhe përdorin VAR-in për ndihmë, ndërsa të tjerë më të rinj, dëgjojnë vendimet që u konfirmohen nga salla e VAR-it. Unë mendoj se VAR-i mund të ndërhyjë vetëm për të thirrur arbitrin të rishohë aksionin, por jo t’i thotë për mua është apo nuk është penallti, pra jo të japë gjykime.

Unë mund të pranoj një gabim të arbitrit në fushë, por nuk mund të pranoj një gabim të VAR-it, që ka gjithë kohën e duhur për të parë dhe riparë aksionin”, deklaroi Ancelotti në mbledhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat