Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Andi Zeqiri, bëri paraqitje fantastike në fanellën e kombëtares së Zvicrës U-21 dhe realizoi dy gola për fitoren e madhe me rezultat 3:1 ndaj Francës U-21, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U-21.
Zeqiri është më i vlerësuari dhe më i merituari për fitoren e madhe, që i hap rrugën e kualifikimit direkt.
Zeqiri realizoi në minutën e 45+1 dhe në atë të 53-tën. Zeqiri la pa fjalë Francën.
Zvicra është në grupin 2 dhe prinë me 12 pikë, ka tri më shumë se Franca në pozitën e dytë.