Mesfushori turk pritet të largohet nga San Siro

Futboll

Mesfushori turk pritet të largohet nga San Siro

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 14:22
Hakan Calhanoglu

Mesfushori turk, Hakan Calhanoglu i cili ka qenë një nga lojtarët më të spikatur te kuqezinjtë gjatë 2 sezoneve të fundit, e shikon në Gjermani të ardhmen e tij te një skuadër e madhe e Bundesligës.

Në një intervistër Calhanoglu i shkeli syrin Bayern Munich dhe Borussias së Dortmundit edhe pse të luajë një ditë për bavarezët është ëndrra e tij. 

Turku theksoi se aktualisht ndihet mirë te kuqezinjtë por tha gjithashtu se i mungon gjuha gjermane dhe se do t’i pëlqente që në të ardhmen të mbante veshur fanellën e një skuadre të madhe të Bundesligës. 

Calhanoglu është kërkuar nga Bayern Munich në vitin 2014 kur ishte pjesë e Hamburg por në atë kohë zgjodhi të transferohej te Bayer Leverkusen, i pyetur nëse Bayerni do të interesohej sërish për të, mesfushori i Milanit u shpreh se nuk do të mendohej dy herë për t’u transferuar te kampionët e Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat