Ku mund të renditet në vazo Kosova nëse kualifikohet?

Futboll

Ku mund të renditet në vazo Kosova nëse kualifikohet?

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 15:01
Ku mund të renditet në vazo Kosova nëse kualifikohet?

UEFA e ka konfirmuar ndarjen e ekipeve kombëtareve nëpër katër vazot, përmes të cilave do të hedhet shorti për fazën e grupeve të Kampionatit Evropian 2020, që do të zhvillohet verën e ardhshme.

Shorti për fazën e grupeve të Kampionatit Evropian 2020 do të mbahet më 30 nëntor në Bukuresht të Rumanisë, ku disa Kombëtare, në mesin e të cilave mund të jetë edhe Kosova, do ta zbulojnë fatin e tyre për grupet në EURO 2020.

Tashmë Danimarka, Anglia, Gjermania, Itali, Holanda, Rusia dhe Spanja e dinë se në cilat grupe do të radhiten, ndërsa më poshtë mund t’i gjeni edhe radhitjet e Kombëtareve të tjera nëpër vazo.

Ekipet nga e njëjta vazo s’mund të përballen me njëra-tjetrën, pasi që secili grup do të përbëhet me nga një skuadër prej secilës vazo.

Vazo e parë:

Belgjika
Italia (nikoqire)
Anglia (nikoqire)
Gjermania (nikoqire)
Spanja (nikoqire)
Ukraina

Vazo e dytë:

Franca
Polonia
Zvicra
Kroacia
Holanda (nikoqire)
Rusia (nikoqire)

Vazo e tretë:

Portugalia
Turqia
Danimarka (nikoqire)
Austria
Suedia
Republika Çeke

Vazo e katërt:

Uellsi
Finlanda
Fituesi i play-offs në Rrugën A
Fituesi i play-offs në Rrugën B
Fituesi i play-offs në Rrugën C
Fituesi i play-offs në Rrugën D (ku garon edhe Kosova)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat