Inter- Milan, vazhdon gara për Xhakën

Futboll

Inter- Milan, vazhdon gara për Xhakën

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 16:53
Granit Xhaka

Inter dhe Milan janë duke garuar me njeri-tjetrin për të transferuar mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka.

Xhaka pritet të largohet nga “Emirates Stadium” gjatë afatit dimëror pasi ka humbur besimin e trajnerit dhe ka spekulime që nuk do të luajë më për “topçinjtë”.

Xhaka shau fansat në ndeshjen ndaj Crystal Palace dhe që nga ai moment nuk ka luajtur në fanellën e Arsenali, gjithashtu ka humbur edhe shiritin e kapitenit.

Në garë për Xhakën është edhe klubi i tij i vjetër, Borussia Monchengladbach, mirëpo lojtari nuk është i interesuar për t’u rikthyer në Gjermani.

Pavarësisht që nuk po luan për klubin anglez, Xhaka vazhdon me formën e shkëlqyer të Kombëtarja e Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat