“Shihemi të shtunën Jose!”, klubi anglez provokon Mourinhon!

Futboll

“Shihemi të shtunën Jose!”, klubi anglez provokon Mourinhon!

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 17:14
Mourinho

Jose Mourinho u zyrtarizua ditën e sotme si trajneri i ri i Tottenham.

Portugezi do të debutojë në stolin e “gjelave” këtë fundjavë, në derbin ndaj West Ham, që është një sfidë jo pak delikate.

Pikërisht londinezët e West Ham, kanë bërë një postim në “Twitter” së fundmi, duke ngacmuar trajnerin e ri të Tottenham.

Image

“Shihemi të shtunen Jose”, shkruajnë “Çekanët”, të cilët i kujtojnë disfatën e fundit që ka pësuar Mourinho në fushën e West Ham, ku në atë kohë drejtonte Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat