Ky është premtimi i Jose Mourinhos për tifozët e Tottenhamit

Futboll

Ky është premtimi i Jose Mourinhos për tifozët e Tottenhamit

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 18:26
Jose Mourinho

Tottenham e ka emëruar Jose Mourinho si trajnerin e tyre të ri – pasi shkarkuan Mauricio Pochettinon.

Portugezi ka folur për herë të parë që kur u bë shefi i ri i Spurs.

“Në lidhje me Premier League ne e dimë se ku jemi dhe e dimë se nuk na takon të jemi në atë pozitë tabelare. Ne thjesht duhet të luajmë ndeshje pas ndeshjes. Në fund të sezonit do të shohim se ku jemi, por e di që do të jemi në një pozicion tjetër, se ai që jemi tani”, tha Mourinho.

Çfarë premtoni: “”Pasion – për punën time, por edhe pasionin për klubin tim”, përfundoi ‘Special One’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat