Lewa: Të gjithë do të donin të punonin me atë

Futboll

Lewa: Të gjithë do të donin të punonin me atë

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 19:51
Robert Lewandowski

Bayern ka patur disa vështirësi në këtë sezon.

Bavarezët janë në vendin e dytë në renditjen e Bundesliga-s me pikë të barabarta me Leipzig dhe Freiburg, katër pikë larg kryesueses Borussia Monchengladbach.

Një renditment zhgënjyes ky që i ka kushtuar vendin Niko Kovac-it, i cili është zëvendësuar nga ish-ndihmësi i tij, Hans-Dieter Flick. Gjithsesi, për të ardhmen po shtohen gjithmonë e më shumë zërat për një kthim të Pep Guardiola-s, i cili ka drejtuar klubin gjerman nga 2013-ta në 2016-ën.

Zëra këto që janë komentuar edhe nga Robert Lewandowski, i cili ka thënë për sueddeutsche.de se:

"Besoj se duhet të vazhdojmë përpara me Flick, nuk ka shumë trajnerë në dispozicion. Ai është i ndershëm dhe i drejtpërdrejtë, lojtarët e kanë kuptuar menjëherë. Është përgatitur edhe në aspektin taktik. Nuk dua të them se gjithçka është perfekte, por ka bërë një punë shumë të mirë në pak ditë".

"Pep? Ai arrin të përmirësojë çdo lojtar, kështu që të gjithë do të ishin të lumtur të punonin me të".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat