Goditje për Liverpool, dy titullarët jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj Crystal Palace

Futboll

Goditje për Liverpool, dy titullarët jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj Crystal Palace

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 20:23
Klopp

Liverpool ka marrë një goditje të dyfishtë në prag të ndeshjes së Premier League ndaj Crystal Palace të shtunën teksa Mohamed Salah dhe Andy Robertson nuk do të jenë të pranishëm.

Dy lojtarët nuk janë grumbulluar me kombëtaret respektove për shkak të dëmtimeve në kavilje dhe klube shpresonte që ata të riaftësoheshin në kohë për ndeshjen e radhës.

Ndeshja ndaj Palace është shumë pranë, por Liverpool do të gjejë një mënyrë të luajë pa ta. The Reds do të jenë edhe pa Joel Matip, i cili po riaftësohet nga një dëmtim në gju.

Ndërkohë Xherdan Shaqiri është rikthyer të stërvitet me grupin pas tërheqjes muskulore e cila e ka mbajtur larg fushave për dy muaj.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat