Shakohoxha tregon për herë të parë se cila është skuadra e tij e zemrës

Futboll

Shakohoxha tregon për herë të parë se cila është skuadra e tij e zemrës

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 23:27
Dritan Shakohoxha

Komentatori i mirënjohur në Shqipëri, Dritan Shakohoxha, në një intervistë ekskluzive për Albeu.com, ka rrëfyer për herë të parë skuadrën për të cilën bën tifo.

Sipas Shakos skuadra e tij e preferuar në fëmijëri ka qënë Nottingham Forest, që në vitet 80 fitoi 2 Champions radhazi, ndërsa në Shqipëri ka simpati për skuadrën e Dinamos, ekip që prej vitesh ndodhet në krizë të thellë duke garuar në Kategorinë e Parë.

Ndërkohë Shako na tregoi pasionet e tij që janë gatimi dhe udhëtimet, ndërsa ka dhe një mesazh epik për personat që duan të ndjekin gazetarinë sportive. Për më shuëm lexoni intervistën e plotë më poshtë.

1-Dritan një jetë në ekran, kujt ja dedikoni gjithë këtë sukses?

-Suksesin në karrierën time padyshim që ja dedikoj familjes simë pa mbështetjen e tyre kurrë nuk do ta kisha bërë. Por cdo sukses cdo që do mbërrijë në karrierën time ja u dedikoj të gjithëve nga shoferët e televizioneve kameramënët montazhierët po sigurisht kolegëve të mi që kam pas fat që kam punuar me njerëz mjaft të mirë. Që nga TVSH, TV Arbëria, dhe TV Klan kam pas pas eksperineca të shkëlqyera. Ndërsa sa i përket pjesës së sportit në vencanti do theksoj puna në Digitalb dhe “SuperSport” ka qënë “On Top”. Kam qënë me fat që kam pas mundësi, por dhe kam treguar veten në të gjitha TV ku kam shkuar.

2-Keni menduar ndonjëherë të hiqni dorë nga gazetaria sportive ?

-Kam menduar që edhe mund të heq dorë. Kam 30 vite me këtë profesion, jam te faza që filloj të mendoj që mund edhe mos jem kaq aktiv në të ardhmen. Por ky nuk është një profesion që largohesh dhe aq kollaj. Megjithatë kur t’i vijë koha një ditë do t’i them Stop.

3-Nuk e keni treguar prej vitesh skuadrën për të cilën bëni tifo, përse e mbani sekret ?

-Nuk është puna që s’ta tregoj se nuk është ndonjë sekret që duhet treguar kodi i bankës, por realisht nuk kam qënë ndonjë tifoz as i vogël as i madh. Kam qënë pak tifoz me Dinamon. Sa i përket skuadrave të huaja nuk do ta besoni por skuadra që më ka pëlqyer dhe më mahniste ka qënë Nottingam Forest në vitet 80 kur dhe fitoi 2 Champions League radhazi. Është njësoj si të pyesës të rinjtë e sotëm që janë me Chelsea-n dhe Manchester City-n, ashtu ka qënë dhe ajo kohë kur nuk e llogariste askush atë skuadër, prandaj realisht nuk jam shumë tifoz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat