Can për Juventusin: Situata duhet të ndryshojë

Futboll

Can për Juventusin: Situata duhet të ndryshojë

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 00:09
Emre Can

Mesfushori i skuadrës së Juventusit, Emre Can, ka paralajmëruar se situata e tij duhet të ndryshojë nëse ai do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit.

Can ka mbetur jashtë ekipit këtë edicion, derisa duke shprehur acarimin me situatën, raportohet se ai mund të largohet në muajin janar.

“Unë jam ende lojtar i Juventusit. Sigurisht unë nuk jam i kënaqur me situatën, por unë jam duke e bërë punën time dhe jap 100% tim në çdo seancë stërvitore”, citohet të ketë thënë ai.

Can gjithashtu ka thënë se po përpiqet ta ndryshojë situatën, pasi që sipas tij asnjë lojtarë nuk është i lumtur kur nuk luan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat