Bale tallet me Real Madridin: Ky është vendimi i Zinedin Zidane

Futboll

Bale tallet me Real Madridin: Ky është vendimi i Zinedin Zidane

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 00:32
Uellsi

Pasi Uellsi e mposhti Hungarinë me rezultat 2:0 për ta siguruar kualifikimin në EURO 2022, Gareth Bale dhe bashkëkombësit e tij festuan me një flamur, që ishte mbajtur nga tifozët gjatë ndeshjes, që i zemëroi tifozët e Real Madridit.

“Uellsi, golfi, Madridi. Në këtë radhitje”, shkruhej në flamurin me të cilin festoi Gareth Bale.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka refuzuar që ta dënojë Gareth Balen pas talljes së tij kontroverse me klubin madrilen.

Gazeta spanjolle “Marca” shkruan se Zidane nuk do të merret me çështjen e Balet dhe është më shumë i brengosur për paraqitjet e lojtarit me fanellën e Realit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat