Stadiumi Nacional i Kosovës duhet të ndërtohet në Ferizaj

Futboll

Stadiumi Nacional i Kosovës duhet të ndërtohet në Ferizaj

Nga: Agron Selmani Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 10:33
Ilustrim

Debate
Qyteti i Ferizajt, është i vendosur në jug të Kosovës, më saktësisht në anën e djathtë të autostradës Prishtinë - Shkup, 37 kilometra larg nga kryeqyteti i Kosovës ( Prishtina) dhe po ashtu 42 km nga Shkupi nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut ,Ferizaj është natyrshëm i lidhur edhe me qytetin e madh të futbollit qytetin e Tetovës, Ferizaj po ashtu është i vendosur në mes të qyteteve Gjilan (Viti-Therandë) dhe Prizren me një qasje të lehtë deri në Ferizaj.

Qyteti i Ferizajt me kohë ka ndarë zonën sportive me mbi 27 hektar tokë me tërë infrastrukturën e nevojshme ,zonë kjo që ndodhet në kuadrin e palestrës sportive “Bill Klinton” ku është edhe stadiumi i qytetit të Ferizajt si dhe palestra sportive “Bill Klinton”. Pozicioni i tillë bën që stadiumi të ketë një qasje shumë të lehtë në të dy autostradat (Prishtinë-Prizren-Kukës -Tiranë si dhe Prishtinë -Ferizaj-Shkup).

Ferizaj në afërsi ka edhe aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” me qasje nga të dy autostradat por edhe me lidhjen e rrugës magjistrale Ferizaj –Prishtine nëpërmjet Lipjanit e cila mbase mund të jetë me afër se edhe vet kryeqyteti.

Qyteti i Ferizajt ka po ashtu edhe lidhjen hekurudhore me stacionin e saj mu në qendër të qytetit, kurse zona sportive është larg stacionit hekurudhor 25 minuta ecje në këmbë. Qyteti i Ferizajt ka kapacitete turistike dhe hoteliere të mjaftueshme për të akomoduar edhe mysafir të rangut më të lartë por edhe adhuruesit e lojës se futbollit dhe te gjitha këto në afërsi të zonës sportive.

Zona sportive në qytetin e Ferizajt është një zonë me mbi 27 hektar tokë me mundësi të zgjerimit e cila zonë në tërësi është një zonë e urbanizuar dhe e mbështetur me të gjitha elementet përcjellëse që një vizitor apo një shikues të ndihet komod jo vetëm gjate 90 minuta të ndeshjes.
Qyteti i Ferizajt ka traditën sportive, por edhe traditën turistike sepse ka në afërsi zonën turistike të Brezovices por edhe të Jezercit

Në qytetet (Prishtinë, Drenas ,Mitrovicë, Gjilan, Prizren janë të realizuar apo janë në realizim projektet për stadiume), pse të dublifikohen investimet!?

Rajoni i Ferizajt ( Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Elez Han) është një rajon që historikisht u ka prirë shumë proceseve,shoqerore, politike por edhe sportive, megjithatë Ferizaj dhe Rajoni i Ferizajt nuk është se ka marr ndonjë çmim të veçantë për sakrificën e bërë.
Autori është trajner i futbollit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat