Barcelona dhe Bayerni e dojnë Pochettinon

Futboll

Barcelona dhe Bayerni e dojnë Pochettinon

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 11:41
Barcelona dhe Bayerni e dojnë Pochettinon

Me shkarkimin e Mauricio Pochettinos, vendin e të cilit te Tottenhami e mori Jose Mourinho, ka nisur një gare mes klubeve të mëdha të për t’i afruar detyrën e trajnerit argjentinasit.

Nga Anglia raportohet se Barcelona u është shtuar klubeve të mëdha europiane që synojnë të përfitojnë në këtë moment.

Ernesto Valverde është nën presion në “Nou Camp” pas një fillimi me shumë luhatje të sezonit. Bayerni i Munihut besohet gjithashtu se është në garë, me kampionët e Bundesligës që po kërkojnë një zëvendësim afatgjatë për Niko Kovaç, i cili u nis në fillim të muajit.

Ish-ndihmësi i kroatit, Hansi Flick, ka marrë përgjegjësi të përkohshme në “Allianz Arena”.

Interesimi i Barcelonës është më intrigues, meqë Pochettino më parë u distancua nga gjigantët katalan për shkak të lidhjeve të tij me Espanyolin.

Ai tha në vitin 2018 deklaroi: “Unë kam shumë miq në Barcelonë, ​​të cilët janë nga “blaugranat” dhe për të cilët kam respekt të jashtëzakonshëm, por rruga ime dhe ajo e Barcelonës janë të ndryshme, në drejtime të kundërta. T’i drejtoja ata do të ishte e pamundur”.

Por situatat kanë ndryshuar. Nëse Barcelona shkarkon Valverden dhe dëshiron 47-vjeçarin, përgjigjja e këtij të fundit nuk do të ishte sërish negative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat