Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka thënë se është i lumtur që Luis Enrique është përsëri në stolin e Spanjës.
Enrique u largua nga Spanja për arsye personale, mirëpo para dy ditëve u bërë zyrtare rikthimi i tij.
Futbollisti spanjoll ka thënë se është i emocionuar pasi tekniku spanjoll është përsëri në krye.
“Kam lexuar në media dhe besoj që do të marrim vesh më shumë. E gjitha që mund të them është se jam i lumtur që Luis Enrique është rikthyer në stolin e Spanjës”, deklaroi ai.
Spanja në krye me Morenon arriti të kualifikohet në raundin tjetër, pasi ishte lider në grupin F me 26 pikë, derisa në vendin e dytë u rendit Suedia me 21 pikë.