Moreno: Unë s’e di çka ndodhi, pyeteni Luis Enriquen

Futboll

Moreno: Unë s’e di çka ndodhi, pyeteni Luis Enriquen

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 16:07
Luis Enriuqen

Roberto Moreno përsëri ka refuzuar të flasë për mënyrën se si u largua nga pozita e trajnerit të ekipit kombëtar të Spanjës.

Katalonasi u zëvendësua me ish-trajnerin, Luis Enriuqen, menjëherë pasi ia siguroi Spanjës pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian 2020, gjatë nëntë ndeshjeve në krye të skuadrës.

“Nuk e di çfarë ndodhi, pyeteni Luis Enrique”, tha Moreno.

“Mendoj se është më mirë për të dy palët nëse mbetet mes ndesh. Nëse njëra palë dëshiron të flasë, atëherë lë ta bëjë”, shtoi ai.

“Ama unë nuk kam çfarë të them, sepse nuk mendoj se i bën mirë ndonjërit”, përfundoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat