Ky është kushti i madh që Jose Murinho kishte për të nënshkruar për stolin e Tottenhamit

Futboll

Ky është kushti i madh që Jose Murinho kishte për të nënshkruar për stolin e Tottenhamit

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 16:16
Jose Mourinho

Shtypi i shkruar në Angli dhe më konkretisht dy gazetat prestigjoze Daily Telegraph dhe Daily Express zbulojnë një prapaskenë interesante rreth firmës së Jose Mourinhos me Tottenham.

Përpara se të pranonte të bëhej trajneri i ri i gjelave të Londrës Special One i ka kërkuar presidentit Daniel Levy të mbajë në skuadër sulmuesin Harry Kane dhe të refuzojë çdo ofertë që mund të vijë në merkaton e verës në drejtim të bomberit të kombëtares angleze.

Kane është në qëndër të projektit të Mourinhos i cili ka firmosur për 3 vite e gjysmë me Spurs-at. Edhe pse kërkohet nga Reali i Madridit, portugezi ka marrë premtimin se gjigandi i sulmit do të qëndrojë në skuadër edhe për vitet në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat