Peter Crouch ka zbuluar se çfarë u ka thënë Cristiano Ronaldo shokëve të skuadrës te Manchester United, kur e provokuan me Lionel Messin.
Crouch i cili ka luajtur për Anglinë mes viteve 2005 – 2020, rregullisht ka folur me lojtarët e Manchester United, kur grumbulloheshin te kombëtarja.
“Kam folur me disa prej lojtarëve të Manchester United, dhe iu kërkova të dija si ishte Ronaldo”, ka deklaruar Crouch.
“Ata më thanë se e provokuan duke i thënë se Messi është më i mirë se ai”.
“Po, por Messi nuk duket kështu (duke treguar veten)”, ishte përgjigja e Ronaldos drejtuar bashkëlojtarëve.