Vendimi për Balen

Futboll

Vendimi për Balen

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 17:34
Vendimi për Balen

Bordi i Real Madrid ka vendosur të mos e shesë sulmuesin Gareth Bale, pavarësisht incidentit të fundit.

Bale pasi u kualifikua me Uellsin, festoi me flamurin i cili thoshte që më i rëndësishëm është Uellsi, pastaj golfi dhe në vendin e tretë është Real Madrid.Kjo ka zemëruar tejmase tifozët madrilenë dhe ka pasur shumë raportime se lojtari do të dënohet. 

Por bordi i “Los Blancos” ka vendosur të mos e shesë, pasi po e shohin si lojtarin kryesor në klub.

“Është lojtari më i mirë që kemi dhe do të punojë shumë për klubin. Nuk do ta shesim apo ndonjë gjë e tillë. Do të jetë i rëndësishëm përsëri”, njoftoi një burim nga Madridi.

Reali për momentin është në vendin e dytë në tabelë me 25 pikë, aq sa ka edhe lideri Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat