Anel Rashkaj largohet nga Eskilstuna

Futboll

Anel Rashkaj largohet nga Eskilstuna

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 19:42
Anel Rashkaj

Anëtari i Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj, ka marrë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

Rashkaj deri më tani ishte pjesë e skuadrës suedeze, Eskilstuna, por duket se kësaj aventure ai i ka dhënë fund.

Lojtari ka komunikuar përmes rrjetit social ‘Facebook’ që nuk do të jetë më pjesë e Eskilstuna. 

Ai nuk ka dhënë ndonjë sinjal se cili do të jetë hapi i tij i ardhshëm.

Mbetet të shihet në vazhdim se cila do to jetë zgjedhja e mesfushorit të Kombëtares së Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat