Bielsa: Pochettino do të drejtojë një nga skuadrat më të mëdha në botë

Futboll

Bielsa: Pochettino do të drejtojë një nga skuadrat më të mëdha në botë

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 19:58
Mauricio Pochettino

Mauricio Pochettino është njëri nga trajnerët e futbollit që aktualisht është në qendër të vëmendjes.

Trajneri argjentinas ka ndarë rrugët me skuadrën e Tottenham gjatë  kësaj jave, pas rezultateve jo të mira në këtë edicion.

Vendin e tij e ka zënë Jose Mourinho, por vet Pochettino nuk ka bërë ndonjë hap të radhës. Kurse, sa i përket kësaj situate, komente ka dhënë edhe Marcelo Bielsa, i cili beson se Pochettino do të drejtojë një prej skuadrave të mëdha të futbollit evropian.

“Puna që Pochettino ka bërë është brilante. Në vitin e fundit ai vendosi Tottenhamin në një nivel të lartë botëror. Kjo për secilin trajner është arritje e madhe” ka thënë Bielsa.

“Për mua, është më e rëndësishme që skuadra që luajti në finalen e Ligës së Kampionëve ishte një skuadër e ndërtuar nga ai, me shumë kujdes.”

“Skuadra të mëdha nga bota e futbollit do të synojnë të marrin nënshkrimin e tij” shtoi Bielsa.

Mbetet të shihet se ku do të jetë aventura e ardhshme e Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat