Juventusi arrin marrëveshje me këtë futbollist

Futboll

Juventusi arrin marrëveshje me këtë futbollist

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 20:26
Juventusi

Anëtari i Lokomotivës së Moskës, Aleksei Miranchuk mund të përfundojë tek skuadra e Juventus.

‘Sportmediaset’ insiston se Juve tashmë ka arritur marrëveshje me Miranchuk.

Sipas këtyre raportimeve, ‘Zonja e vjetër’ ka siguruar shërbimet e lojtarit për së paku deri në vitin 2020, pa zbuluar ndonjë shifër të saktë.

Miranchuk aktivizohet si mesfushor me tipare ofensive dhe ka tërhequr vëmendje të madhe këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

Lojtari kishte shënuar dy gola kundër Juventus, ku edhe kishte zgjuar vëmendjen e kampionëve të Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat