“Arena Kombëtare” jehonë në mediat greke: Projekt madhështor që tejkalon realitetin në vend

Futboll

“Arena Kombëtare” jehonë në mediat greke: Projekt madhështor që tejkalon realitetin në vend

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 00:22
“Arena Kombëtare”

Stadiumi i ri Kombëtar, “Air Albania” priti ndeshjen e parë zyrtare në datën 17 nëntor atë midis Shqipërisë dhe Francës (0-2). Në stadium mbizotëronte një atmosferë festive dhe kjo jo vetëm për faktin se në Shqipëri kishte mbërritur ekipi Kampion Bote, por edhe për faktin se tashmë po shikonin nga afër një staidum modern.

Fal bujës së bërë dhe pjesëmarrjes së disa personaliteteve të rëndësishme si presidenti i UEFA Aleksandër Ceferin, stadiumi u vendos në qendër të vëmendjes nga medet ndërkombëtare.

Sëfundmi media e cila i kushton një artikull të gjatë dhe të plotë stadiumit të ri është “VORIA.Gr”, një media greke.

“Shqipëria po u mundëson qytetarëve të saj një të ardhme sportive. Projekti i stadiumit është madhështor madje i tejkalon përmasat dhe realitetin e vetë vendit”, shkruan në media greke, ndërsa më pas vijon duke treguar historinë e ndërtimit të stadiumit, kostot, mënyrën dhe kompanitë që e ndërtuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat