Sa bileta do ju takojnë shqiptarëve për ndeshjen me Maqedoninë!

Futboll

Sa bileta do ju takojnë shqiptarëve për ndeshjen me Maqedoninë!

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 00:36
Foto ilustrim

26 marsi do të sjellë një super përballje në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve, ku mejdanin me shumë gjasa në arenën “Todor Proeski” në Shkup do ta ndajnë nikoqirët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosova.

Kjo ndeshje njërës prej skuadrave mund ti jep edhe kualifikimin për në “Euro 2020”, gjithnjë nëse më pas do të fitonin edhe në duelin final, ku do të përballeshin me fituesin nga ndeshja, Bjellorusi-Gjeorgji.

Kësisoj ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë po zgjon interesim të madh që nga tani, kur janë në pyetje biletat hyrëse, ndërsa “Gazeta Sheshi” merr vesh se Federata e Futbollit të Kosovës do të kërkojë nga Federata maqedonase dhe nga UEFA të marrë më shumë bileta, megjithëse vështirë se do jetë e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat