Nga Barcelona në Kroaci, tani e do Juventusi

Futboll

Nga Barcelona në Kroaci, tani e do Juventusi

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 09:39
Dani Olmo

Adriano Galliani kujtoi një mësim nga Santiago Bernabeu, nga presidenti historik i Real Madridit: "Lojtarët nuk janë të rinj apo të vjetër, ata ndahen në të mirë dhe jo të mirë". Te Juventusi po mendojnë saktësisht kështu, çka e dëshmojnë merkatot e fundit në blerje.

Një sy mbahet nga kampionët e sprovuar dhe një tjetër nga talentet ndërkombëtare. Në këtë periudhë të vitit ka shumë ide dhe emra të ndryshëm. Nëse përparësi e Fabio Paratici për verën e vitit 2020 është Paul Pogba, gjithnjë e më i etur për t’u larguar nga Manchesteri, në funksion të qershorit, menaxheri bardhezi po ndjek edhe profile të tjera. 

Një nga më të njohurit, sipas asaj që mësohet nga Kroacia, është Dani Olmo, “playmakeri” 21-vjeçar i Dinamo Zagreb. Olmo është katalanas, i rritur së pari tek Espanyol dhe më pas te Barcelona. Prej vitit 2014 ai ka luajtur në atë që konsiderohet si një nga “fabrikat” më të mira të talenteve në Europë.

“Njerëzit thanë se isha i çmendur kur vendosa të largohem nga Barcelona për Kroacinë, por Dinamo Zagreb më bindi me një projekt interesant", - tha djaloshi i ri asokohe. Pesë, vite më vonë, zgjedhja rezultoi të ishte origjinale, por edhe shumë e përshtatshme. Olmo ishte protagonisti i triumfit të Spanjës U-21 në Europianin e fundit. 

Ai po i konfirmon të gjitha cilësitë e patëmeta edhe në Ligën e Kampionëve. Mesfushori 21-vjeçar nuk humbi asnjë minutë të vetme në kompeticionin madhor kontinental për klubet (360). Shënoi gol kundër Shakhtar Donetsk dhe asistoi në ndeshjen e dytë kundër ukrainasve.

Performanca e Olmos ka zënë vend në fletoren e Paratici prej dy vitesh, nuk shpëtoi nga radari i kampionëve të Italisë. Në Kroaci thonë se mesfushori nuk është përparësi e momentit për Juventusin, por mbahet nën vëzhgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat