Zbulohet mesazhi i lamtumirës që Pochettino i la skuadrës

Futboll

Zbulohet mesazhi i lamtumirës që Pochettino i la skuadrës

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 09:42
Mauricio Pochettino

Mauricio Pochettino prej gati 5 ditësh nuk është më trajner i skuadrës së Tottenham.

Gjithsesi, ndihmësi i tij, Jesus Perez, ka zbuluar sot në rrjetet sociale mesazhin që trajnerin argjentinas dhe stafi i tij i kanë lënë skuadrës.

Mesazhi është lënë në tabelën ku trajneri jep skemat e tij taktike.

Këto momente janë fotografuar nga Perez, që më pas i ka postuar në “Twitter”.

Ja mesazhi: “Faleminderit të gjithëve. Nuk mund të themi lamtumirë, do të jeni gjithnjë në zemrat tona”. Vendin e Pochettino te Tottenham e zuri trajneri portugez Jose Mourinho.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat