Ky e provokoi Ismetin

Futboll

Ky e provokoi Ismetin

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 15:44
Ky e provokoi Ismetin

Ka përfunduar ndeshja hapëse e xhiros së 16-të në Superligë, me Ballkanin që ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Gjilanit me rezultatin 2:1 dhe me këto tre pikë del në krye të klasifikimit me 34 pikë.

Në anën tjetër, Gjilani me këtë humbje zbret në vendin e dytë me 31 pikë.Që të tri golat u shënuan në pjesën e parë.

Për vendësit realizuan Blend Baftiu (14’) dhe Jetmir Topalli (24’), kurse për gjilanasit, golin e vetëm e shënoi Gerhard Progni (37’).

Pas ndeshjes, ka folur ndihmës trajneri i Ballkanit, Agim Maliqi, i cili u shpreh: “Lojtari me numër 22 e ka provokuar Ismet Munishin, kurse Genc Nuza e nxori jashtë. Loja jonë ishte shumë e mirë, sidomos në 30 minutat e parë, me ç’rast edhe shënuam gola.

Këto janë pikë shumë të rëndësishme për ne dhe do të vazhdojmë me këtë lojë edhe në ndeshjet tjera”, ishin fjalët e Maliqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat