FC Prishtina nuk i harron asnjëherë ish-yjet e saj

Futboll

FC Prishtina nuk i harron asnjëherë ish-yjet e saj

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 15:47
Rama e Domi

Janë mbushur 32 vite nga fatkeqësia në komunikacion me që rast kishin ndërruar jetë dy yjet e KF Prishtina, Fevzi Rama dhe Faton Domi.

Tandemi Rama-Domi, shokë të pandarë, për KF Prishtina ishin inkuadruar në fillet e para të, pastaj, gjeneratës së madhe të 83-shit. Së bashku me shumë futbollistë të rinj të grumbulluar nga anekënd Kosova, në fundvitet e 70-ta, deri sa Prishtina kishte rënë në pikën më të ulët, atë të ish-Ligës së parë krahinore, në anën tjetër, po krijohej dhe po grumbullohej gjenerata me shumicë futbollistësh shqiptar të talentuar e që pas disa vitesh do të bënin gjëmën në ish-shtetin jugosllav.

Pa Fevzi Ramën e Faton Domin, ajo jehonë nuk do të dëgjohej.

Publiku prishtinas i adhuronte në fushë dhe vazhdon mos t’i harroj asnjëherë.

Rama-Domi do të mbesin sinonim i futbollit prishtinas, lavdi e kohës së shkuar të artë, thuhet nga FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat