Mezani: Ballkani e kishte të vështirë...

Futboll

Mezani: Ballkani e kishte të vështirë...

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 15:53
Mezani: Ballkani e kishte të vështirë...

Ballkani ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Gjilanit me rezultatin 2:1 dhe me këto tre pikë del në krye të klasifikimit me 34 pikë.

Në anën tjetër, Gjilani me këtë humbje zbret në vendin e dytë me 31 pikë.

Që të tri golat u shënuan në pjesën e parë. Për vendësit realizuan Blend Baftiu (14’) dhe Jetmir Topalli (24’), kurse për gjilanasit, golin e vetëm e shënoi Gerhard Progni (37’).

Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, i cili u shpreh i kënaqur me lojtarët e tij edhe përkundër humbjes.

“Kemi bërë një ndeshje të mirë, përpos golit të dytë, tek goli i parë kemi gabuar, duhet të ishim më konkret para portës, komplimente djemve të cilët kanë vrapuar shumë. Ballkani e kishte të vështirë të dilte në fushën tonë në pjesën e dytë dhe e vononte lojën. Skuadra ka bërë lojë të mirë dhe shpresoj të vazhdojë me këtë ritëm”, ishin fjalët e Mezanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat