Shumë klube në garë për Giroudin

Futboll

Shumë klube në garë për Giroudin

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 16:40
Shumë klube në garë për Giroudin

Crystal Palace mendon të bëjë një ofertë për sulmuesin e Chelsea-t, Olivier Giroud, me hapjen e afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi francez ka deklaruar vazhdimisht se nuk është i lumtur në “Stamford Bridge” për shkak të minutave të pakta në fushë dhe se do dëshironte të transferohej në një ekip ku të kishte mundësi të luante më tepër.

Megjithatë paga prej 7 milionë funte në sezon, por edhe konkurrenca e madhe për të  marrë shërbimet e francezit, ia bëjnë Crystal Palace tepër të vështirë për të arritur te Giroud.

Për ish-sulmuesin e Arsenalit, interesohen gjithashtu edhe Interi, Dortmundi dhe së fundmi në skenë ka dalë edhe Milani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat