Pa Ronaldon

Futboll

Pa Ronaldon

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 17:26
Ronaldo

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Sarri në sfidën e sotme ndaj Atalantës. Portugezi u kthye me probleme fizike nga impenjimi me kombëtaren e Portugalisë dhe për këtë arsye po ndjek një program individual stërvitor, për të lënë pas shqetësimin muskulor të javëve të fundit.

Objektivi i stafit të bardhezinjve është të jetë i gatshëm për ndeshjen e Championsit kundër Atletico Madridit. Juventusi ka bërë publike së fundmi listën me futbollistët e grumbulluar për sfidën e nesërme, teksa përveç CR7 bie në sy edhe mungesa e Aleks Sandros si dhe Rabiot.

Pavarësisht këtyre mungesave, alternativat për trajnerin Sarri duke me bollëk, pasi bardhezinjtë kanë në dispozicion një kontingjent të madh lojtarësh. Portugezi u kthye me probleme fizike nga impenjimi me kombëtaren, për këtë arsye po ndjek një program individual stërvitor, për të lënë pas shqetësimin muskulor të javëve të fundit.  “Mes meje dhe tij, – shpjegoi Sarri në konferencën për shtyp, – nuk është i nevojshëm asnjë sqarim pas zëvendësimit kundër Milanit.

Janë gjëra normale që ndodhin gjithmonë. Në Bergamo, me 99 për qind të mundësive nuk do të jetë”. E sigurisht, në vijim të përgjigjes për marrëdhënien e tij me Ronaldon, Sarri sqaroi. “Edhe kur luajnë diletantët, ka gjëra të tilla në momentet e ndërrimeve. Unë vij nga vitet ‘90 dhe ose do ta kaloja kohën duke sqaruar ose do të mësohesha me raste të tilla dhe do t’i lija futbollistët të shfrynin”.

Liga e Italisë, java e 13-të
E shtunë

Atalanta-Juventus    15.00
AC Milan-Napoli    18.00
Torino-Inter    20.45

E diel
Bologna-Parma    12.30
AS Roma-Brescia    15.00
Sassuolo-Lazio    15.00
Verona-Fiorentina    15.00
Sampdoria-Udinese    18.00
Lecce-Cagliari    20.45

E hënë
Spal-Genoa    20.45

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat