Korenica: Trepça ’89 din të nxjerr shumë probleme

Futboll

Korenica: Trepça ’89 din të nxjerr shumë probleme

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 17:55
Korenica: Trepça ’89 din të nxjerr shumë probleme

Pas pauzës së ndeshjeve të kombëtareve, me ndeshjet e fundjavës vazhdon java e parafundit e stinorit vjeshtor, apo e 16-ta me radhë. Prishtina do t’i pres rivalët e Trepçës ’89 nga Mitrovica, skuadër kjo të cilën Prishtina këtë edicion e ka mposhtur në “Riza Lushts” 1:0.

“Edhe pse bardhekaltrit renditen të 4-të me 27 pikë, 7 më shumë se ‘minatorët’ që renditen të 8-të buzë pozitave të rrezikshme në klasifikim, ndeshja konsiderohet jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ku skuadra mitrovicase, pa marrë parasysh rezultatit, paraqitet përherë denjësisht. Prishtina do të vuaj vetëm mungesën e mbrojtësit Haliti, ndërsa në grumbullim rikthehen Bekteshi dhe Mankenda, ndërsa skuadra nuk ka mungesa të kartonëve”, bëhet e ditur nga faqja e FC Prishtina.  

Ballafaqimi mes Prishtinës dhe Trepçës ’89 luhet nesër në orën 14.00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa ndeshjen e drejtojnë gjyqtarët Mervan Bejtullahu, Fatlum Jashari, Elvis Bicaj dhe Dardan Çaka. Futbollisti i Prishtinës, Meriton Korenica, ka deklaruar se do të jetë ndeshje mjaft e vështirë por beson në tri pikë të reja.

“Pas pushimit që kishim, besoj jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen e radhës kundër një kundërshtari të fort dhe të papërshtatshëm siç është Trepça ’89 e cila din të nxjerr shumë probleme. Megjithatë duke e parë formën tonë të mirë, atmosferën e shkëlqyer në skuadër, por edhe me angazhimin siç e patëm në ndeshje me Llapin, besojmë se do të arrijmë t’i marrim pikët e plota çka do të na ndihmonte shumë në ecurinë pozitive deri në fund të stinorit”, ka thënë Korenica.

Nga ana tjetër, Trepça ’89 e ka më së të qartë se sa vështirë do të jetë kundër Prishtinës që është në formë. Kryetrajneri mitrovicas, Shpëtim Idrizi, do të orvatet që të dalin të pamposhtur nga kryeqyteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat