Ideja për stadiumin kombëtar është e vjetër së paku 5 vjet – Ministri Kujtim Shala kishte folur për të në vitin 2014
Plani i atëhershëm ishte që stadiumi të ndërtohet në Bërnicë dhe të jetë pjesë e një kompleksi olimpik, bashkë me selinë e KOK, zyrat e federatave, hotelin, pishinën olimpike…
As për stadiumin dhe as për kompleksin olimpik, nuk ka pasur asnjë lëvizje
Më 2016, Kadri Veseli si Kryetar i Kuvendit kishte vizituar Hungarinë dhe kishte premtuar financim të stadiumit nga Hungaria dhe ndërtim të stadiumit në Drenas
Autoritetet e Kosovës, përkundër gatishmërisë së Qeverisë së Hungarisë, nuk kanë zhvilluar negociata serioze dhe asnjëherë nuk kanë filluar punimet për stadium
Ndërkohë Kosova ka mbetur me vetëm një stadium me kritere të UEFA-s sepse stadiumit Adem Jashari në Mitrovicë i është marrë licenca nga UEFA, për shkak të mospërmbushjes së kushteve.