Dortmund bën mrekullinë, barazon me Paderborn – lëkundet pozita e Favre

Futboll

Dortmund bën mrekullinë, barazon me Paderborn – lëkundet pozita e Favre

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 22:29
Foto ilustrim

Borussia Dortmund ka dëshpëruar në xhiron e 12-të të Bundesliga, duke luajtur baras me Paderborn, për ka bërë një mrekulli.

Paderborn ka lëshuar fitore të madhe nga dora, në ‘Signal Iduna Park’, duke humbur epërsinë e tri golave, për të luajtur baras 3:3.

Takimi u zhbllokua qysh në minutën e 5’, kur Streli Mamba shënoi për 0:1, duke kapur në befasi skuadrën ‘Verdh e zi’.

Ishte i njëjti lojtar ai që shënoi për 0:2, kur po luhej minuta e 37’ e takimit, duke bërë të ditur se Paderborni kishte udhëtuar për tri pikët.

Gerrit Holtmann vulosi rezultatin e pjesës së parë, kur shënoi për 0:3, dy minuta para fundit të pjesës së parë.

Golin e Dortmund e shënoi talenti anglez, Jadon Sancho, në minutën e 47’, për të ngritur motivin e nikoqirëve.

Skuadra e Lucien Favre shënoi edhe një herë në minutën e 84′ me anë të mesfushorit Axel Witsel, por kjo ishte krejt çka ata arritën, duke rritur shpresat në maksimum.

Ishte ikona e klubit, Marco Reus, i cili barazoi gjithçka në minutat shtesë të takimit, duke bërë që të dy skuadrat të marrin nga një pikë.

Me këtë barazim, Paderborn ngritët në kuotën e pesë pikëve, dhe mbetet në vendin e parafundit në tabelë, kurse Dortmund është tani në kuotën e 20 pikëve, në pozitën e pestë, dhe këtë pozitë mund ta humb me përfundimin e xhiros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat