Mandzukic pritet të ndryshojë ambient, por jo edhe kampionat

Futboll

Mandzukic pritet të ndryshojë ambient, por jo edhe kampionat

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 23:51
Mandzukic

Vazhdon të jetë mjaft e përfolur në mediat italiane dhe jo vetëm.

Fjala është për sulmuesin kroat të Juventusit, Mario Mandzukic, i cili sipas të gjitha gjasave po kalon muajt e fundit në qytetin industrial.

Megjithatë, nënkampioni i botës mund të ndryshojë ambient, por jo edhe kampionat. Gjithmonë sipas “La Republica”, Mandzukic po e pret Janarin për t’u larguar përfundimisht nga ‘Allianz Stadium’, por dëshira e tij është që të mbetet në Apenine.

Milani është njëra nga skuadrat e interesuara për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit, por duke mos përjashtuar këtu as Manchester United’in apo Inter Miamin e David Beckham.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në mini-afatin kalimtar dimëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat