Ibrahimovic te Milan? Galliani me krahasim interesant

Futboll

Ibrahimovic te Milan? Galliani me krahasim interesant

Më: 23 nëntor 2019 Në ora: 00:19
Ibrahimovic dhe Galliani

Adriano Galliani e ka thyer rregullin për të folur për klubin që ka punuar për shumë vite.

Ish-drejtuesit i njohur i Milanit ka folur për situatën e kuqezinjve, duke lënë të kuptohet se do i pëlqente një rikthim.

“Unë jam, një tifoz i Milanit, ndaj dhe do të ishte romantike nëse do të rikthehesha. Sidoqoftë ekipet e tjera po e rrisin futbollin italian, siç bëri Cristiano Ronaldo. Me Zlatanin jam i lidhur, pasi në ato dy vite kemi fituar një kampionat dhe një Superkupë Italie. Ibra është një lojtar i jashtëzakonshëm. Mendoj se e ngre nivelin e kampionatit ardhja e tij. Besoj se operacioni Cristiano Ronaldo i bëri mirë kampionatit italian dhe Ibra do i bënte gjithashtu”, ka thënë Galliani.

Monza? Kemi një ekip të bërë tashmë. Nuk do të bëjmë shumë ndryshime në janar. Ëndrra jonë është që të ngjitemi në Serie B dhe më pas do të vendosim objektiva të reja. Kemi pasur rënie të performancës, por jo në aspektin e lojës”, deklaroi ish-numri një i Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat