Tri vite më parë Atalanta e peshkoi për 165 mijë euro, sot vlen 30 mln euro

Futboll

Tri vite më parë Atalanta e peshkoi për 165 mijë euro, sot vlen 30 mln euro

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 00:27
Kulusevski

Quhet Dejan Kulusevski dhe sigurisht që kur e lexon emrin mendon se çfarë lidhje ka me Suedinë! Normalisht, ashtu mund të thuhet për shumë emra të tjerë që janë pjesë e kombëtares së vikingëve, mes tyre ikona Zlatan Ibrahimovic dikur.

Fëmijë emigrantësh që kanë lindur pikërisht në Skandinavi dhe që kanë dy nënshtetësi, si rasti i Dejanit, i cili familjen e nga Shkupi por vetë ka lindur në Stokholm. Madje, ka veshur edhe fanelën e Maqedonisë së Veriut për U-17, për të kaluar më pas te Suedia dhe hedhur hapa prej gjiganti.

Atalanta ka një rrjet me "scout" në të gjithë Europën, sidomos në Skandinavi, por edhe Lindje, aty ku peshkohen për disa "qindarka" talente të së ardhmes. Mes tyre, Kuluseveski, i cili bie në sy te IF Brommapojkarna, një klub që është i vëmendshëm për të rritur futbollistë me prespektivë dhe potencial. Mes tyre, Dejan, që bie në sy me paratërinjtë.

Atalanta paguan vetëm 165 mijë euro dhe e siguron. Bast që rezulton deçiziv, pasi me të paratërinjtë dhe të rinjtë, Kuluseveski shpërthen mes golave dhe asisteve, deri sa sezonin e shkuar erdhi kalimi në ekip të parë me Gasperinin. Sulmues krahu i djathtë, por edhe fantazist dhe i majtë. Mund të luajë në të gjitha frontet e sulmit, me një të majtë të frikshme...

Parma nuhat shansin dhe ia kërkon në huazim Atalantas, pasi te "Dea" nuk do të gjente shumë hapësira. Kështu, firmosin 1 vit huazim dhe suedezi gjen titullaritetin duke treguar vlerat e tij. 13 ndeshje, 3 gola dhe 5 asist te Parma! Tani, Atalanta kërkon jo më pak se 30 milionë euro për Kulusevskin. Interi dhe Juventusi futen në garë, tani pritet që ankandit t'i shtohen ekipe të tjera. Vetëm 19 vjeç, Kulusevski nuk ndalet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat